Zyrtari i VV-së thotë se Albini do të bëhet kryeministër, pas largimit të Haradinajt

Ramush Haradinaj nga sot nuk do të jetë kryeministër i Republikës. Në një konferencë për media, ai ka konfirmuar se largimin e tij e bëri me arsyetimin se është ftuar nga Gjykata Speciale.

E kjo ka ngjallur reagime nga zyrtarët e partisë së Albin Kurtit.

 

 

Avni Tafili, kryetar i degës së VV-së në Kacanik, ka shkruar se tani po vjen koha e Kurtit për shef të ekzekutivit.

“VETËVENDOSJE! për drejtësi e dinjitet, barazi e zhvillim, mirëqenie e jetë të lumtur. Për të mbrojtur luftën e drejtë dhe vlerat e saj. Republikën dhe qytetarët e saj. Atdheun, dinjitetin e tij. Me Albinin Kryeministër dhe bijtë më të mirë të Kosovës”, ka shkruar ai.

Loading...