Zyrtari i NASA-së: Bëhuni gati për një përplasje masive të meteorit në Tokë

Administratori i NASA-së, Jim Bridenstine, në një video të publikuar në YouTube paralajmëron audiencën e tij në një konferencë rreth një mundësie shumë të madhe që një meteor të përplaset në Tokë.

“Duhet të sigurohemi që njerëzit e kuptojnë se kjo nuk është Hollivud. Nuk është film. Duhet ta mbrojmë planetin e vetëm për momentin që ka jetë dhe ky planet është Toka”, tha Bridenstine, transmeton Gazeta Express.

Bridenstine i referohet një meteori të madh që hyri në atmosferën e Tokës dhe shpërtheu afër Chelyabinsk në Rusi më 2013. Meteori ishte i madh rreth 20m në diametër dhe udhëtonte 64mijë km/h.

“Kur hyri në atmosferën e Tokës, ishte më i ndritshëm sesa Dielli. Njerëzit mund ta ndjenin nxehtësinë e këtij objekti nga një largësi prej 62km… Kur shpërtheu, kishte energji 30 herë më të madhe se bomba atomike në Hiroshima… Dëmtoi ndërtesa në gjashtë qytete”, tha Bridenstine.

“Do të doja t’ju thosha se kjo është diçka shumë e rrallë, por nuk është”, shtoi ai, transmeton Gazeta Express. Bridenstine thotë se meteorët hyjnë në atmosferën e Tokës çdo ditë, por një meteor kaq i madh sa ky në Chelyabinsk hyn vetëm një herë në 60 vjet.

Loading...