Zyrtari i komunës se Istogut kthehet në punë pas skandalit të ngacmimit seksual ndaj studentes

Ky që e shihni në fotografi është Xhevdet Zekaj, i cili me datën 6 janar 2016 në ndërtesën e K.K. të Istogut kishte ngacmuar seksualisht studenten Fatjona Rugovaj. Policia e Istogut ishte përpjekur ta fsheh rastin, siç i ka fshehur edhe shumë raste tjera të pedofilisë, sidomos në gjimnazin “Haxhi Zeka”, por ishin mediat ato që i dhanë publicitet skandalit në nivel të Kosovës.

Në takimin që e kishim me “Mata Harin” (Venerën) me datën 27 tetor 2018, ajo na tregoj se atë pedofilin Xhevdet Zekaj e kanë kthyer në vendin e njëjtë të punës në komune, që do të thotë në vendin e krimit.

Me këtë dyshohet se prokuroria dhe gjykata janë vënë në mbrojtje të pedofilëve, e krahas kësaj, edhe institucionet tjera publike meqenëse babain e vajzës, të quajtur Emrush Rugovaj nga fshati Llukavc, për ta detyruar të hesht rastin e ngacmimit seksual ndaj vajzës së tij nga zyrtarët komunal në vendin e punës, e punësojnë si punëtor teknik (korril) në shkollën “Trepça” të Banjës ose pikërisht në objektin ku me datën 4 nëntor 2013 është masakruar roja e asaj shkolle Nexhat Muzlijaj.

Ky është një rast jashtëzakonisht interesant për hetim kriminal që do ta zbulonte rrjetin kriminal të ngacmimeve seksuale, pedofilisë dhe masakrave. Edhe ashtu janë të njohura dhe shihen nga hëna, por po themi “hetime.”

Thuhet në postim nga:

Institute for Economic Policy Research and Analyses 
Loading...