Zyrtare: Behrami pensionohet nga Kombëtarja e Zvicrës

Valon Behrami i ka dhënë fund karrierës si futbollist i Kombëtares se Zvicrës.

Kosovari këtë njoftim e ka bërë me anë të një pensionimi në rrjetet sociale.

Behrami këtë lajm e ka konfirmuar me anë të rrjetëve sociale, ku ka thënë se “gjithçka ka mbaruar” sa i përkëtë karrierës ndërkombëtare.

“Karriera e ime ndërkombëtare ka përfunduar. Kapitull i mbytur”.

Behrami për herë të parë luajti më Zvicrën në vitin 2005.

Ai ka 83 paraqitje për zviceranët dhe është njëri prej lojtarëve më të respektuar atje.