Zuckerbergu rritë pasurinë, ia zë vendin njërit prej njerëzve më të pasur dhe të famshëm në botë

0

Pronari i Facebook, Mark Zuckerberg, ka rritur pasurinë e tij edhe më shumë.


Tani ai është personi i tretë më i pasur në botë, duke kaluar edhe investitorin e famshëm Warren Buffet,

Pasuria e Zuckerberg u rrit në 81.6 miliardë të premten, raportoi Bloomberg.

Warrën Buffet, pronari i Berkshire Hathaway ka pasuri rreth 81.1 miliardë dollarë.

Pronari i Amazon Jeff Bezos dhe bashkëthemeluesi i Microsoftit, Bill Gates, janë ende përpara Zuckerbergut, me pasuri 139.6 miliardë dhe 92.3 miliardë, respektivisht. Kjo është hera e parë që tre njerëzit më të pasur në botë kanë bërë pasurinë e tyre nga teknologjia.

Pavarësisht skandaleve të Facebookut me të dhëna kohëve të fundit, pasuria e Zuckerberg nuk duket se po vuan aspak nga pasojat e tyre.

Loading...