Zhurma që lëshoi BMW X4 M gjatë testimit, zbulon se nga cili model e ka huazuar motorin

0

Njohësit e automobilizmit, janë të bindur se e ka huazuar motorin S55 nga modeli M3

Deri më tani, janë kryer disa vozitje të X4, në platformën e xDriveM40i.

Megjithëse 335 kuajfuqitë që prodhonte ishin të kënaqshme, BMW nuk ndalet dhe punon për ta avancuar edhe më shumë këtë SUV.

Në të ardhmen do të shohim një X4 M edhe më të fuqishëm, për të cilin ka edhe prova që janë siguruar në Nurburgring të Gjermanisë.

Megjithëse thonë se fotografia është sa njëmijë fjalë, një video e mirë tregon edhe më shumë informacion.

Në një video te realizuar nga afër, teksa X4 M po testohej në pistë ka marrë edhe zhurmën që lëshon gjatë lëvizjes.

Kjo iu ka mjaftuar njohësve të automobilizmit, që të dyshojnë, se nën kapak e ka motorin S55 të huazuar nga modeli M3.

Në anën tjetër, besohet se e ka motorin me 3.0-litra që prodhon 450 kuajfuqi.

Ky është i njëjti motor, që i është vënë gjeneratave të reja M3 dhe M4, ndërsa mund të vije edhe me një formë hibride.

Loading...