Zhduket 76 vjeçari nga fshati Bokshiq i Klinës, familja kërkon ndihmë për ta gjetur (FOTO)

Binak Uka 76 vjeçar nga fshati Bokshiq i komunës së Klinës, është zhdukur mëngjesin e sotëm. I moshuari nuk e ka marrë me vete kuletën e as telefonin.

Sipas familjarëve nga shtëpia ka dalë pa paralajmërim, ata po e kërkojnë te të afërmit si dhe rastin e kanë raportuar në polici. Deri më tani nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Djali i tij Dardani, flet për zhdukjen e babait.

I moshuari Binak Uka ka dalë nga shtëpia e tij sot rreth orës 5:00 të mëngjesit. Nga kamerat e sigurisë për herë të fundit ai është parë në fshatin Grabanicë. Këtë e tha djali i tij, Dardani.

“Sot ne ora 5 të mëngjesit është dalë nga shtëpia. Për herë të fundit është pa në kamera të banorëve të fshatit Grabanic”, tha ai.

Sipas, Dardanit, i ati nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor, mirëpo dyshon se ai mund te këtë vuajtur nga alzheimeri. (Sëmundje e harresës).

“Jo probleme shëndetësore s‘ka pas. Ma herët nuk kemi vërejt kurgjo veç nëse ju ka shfaq alzheimeri…por as për këtë sëmundje nuk ka shfaqur shenja”, thotë Dardani, shkruan Gazeta Express.

Rastin e zhdukjes së Binak Ukës, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai tha se policia po punon për gjetjen e tij.

“Sot në orën gjashtë të mëngjesit në stacionin policor në Klinë ka ardhur një ankuese e cila ka raportuar se burri i saj rreth moshës 75 vjeçare, ka dalë nga shtëpia pa i njoftuar se ku po shkon. Familjarët e kanë kërkuar por se kanë gjetur, policia ka dalur bashkë me familjarët në kërkim. Me konsultim me prokurorin ky rast po hetohet si “person i zhdukur”, policia po punon në gjetjen e tij”, tha Rugova për Express.

Familjarët kanë kërkuar se kushdo që ka informacion lidhur me vendndodhjen e të moshuarit t’i njoftojnë.

Loading...