Zëvendësministri i Pacollit që mbante këmbët përpjetë në veturë 3Z, kishte uzurpuar edhe banesë në Prishtinë

Ish-zëvendësministri Shukri Maxhuni, që vjen nga radhët e AKR’së, parti kjo e Behgjet Pacollit, i cili u shkarkua nga kryeministri Ramush Haradinaj, kishte jetuar për 12 vjet në një banesë të uzurpuar në lagjen “Dardania” në Prishtinë, pronë e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB).

Por, pavarësisht kësaj, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj përmes një vendimi në dhjetor të vitit 2017 atë e emëroi zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë.

Maxhuni figuron në listën e uzurpatorëve të Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB), pronën e uzurpuar ai e mbajti nga viti 2003 deri në vitin 2015, derisa largimi nga banesa ndodhi vetëm pas vendimit të Gjykatës.

“Lënda C. nr. 2326/05, e cila ka të bëjë me lirimin e banesave nga njerëzit dhe sendet në lagjen ‘Dardania’, objekti 9/4, hyrja e 4-t, banesat me nr. 13, 14, 15, 16, 17 dhe 18, është ekzekutuar nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë më datën 10.07.2017 përmes zyrës përmbarimore të përmbaruesit privat Vais Law me seli në magjistralen Prishtinë – Shkup”, thuhet në lëndën e Gjykatës Themelore, shkruan Gazeta Metro.

Zv.ministri Maxhuni qe u bë i famshëm duke i vendosur këmbët e tija në veturën me targa 3Z, por ai nuk u fal dhe është shkarkuar nga kryeministri Haradinaj.

Maxhuni vjen nga partia e Behgjet Pacollit, parti kjo që ka në çdo ministri anëtarë të saj në pozitat më të larta shtetërore.

Loading...