Zbulohet plani gjenial i Kensey se si e kaloi sigurimin në finalen e Championsit (Video)

Kinsey Wolanskin u bë protagoniste në finalen e Champions League, pasi pushtoi fushën e “Wanda Metropolitano” në minutën e 17-të.

Ajo arriti që të thyente sigurinë e stadiumit në një mënyrë të pabesueshme, të cilën mund ta shihni në videon më poshtë.

Qëllimi i bukuroshes ishte që të reklamonte faqen e të dashurit të saj “Vitaly Uncensored”. Kinsey dhe i dashuri i saj kishin përgatitur çdo detaj me shumë kujdes dhe në një video të postuar tregojnë çdo gjë hap pas hapi.

Në profilin e saj ajo ka gati 3 milionë ndjekës, teksa kujtojmë se para se të hynte në fushë kishte më pak se 300 mijë.

Loading...