Ylli i NBA-së nuk udhëton me ekip, frikohet nga Erdogani

0

Situata politike në Turqi vazhdon të jetë e tensionuar dhe ata që pajtohen politikisht me Presidentin e këtij vendi Recep Tayyip Erdogan, kanë filluar të marrin edhe masa ekstreme për të mbrojtur.

Një nga sportistët e profilit të lartëm që kundërshton zëshëm politikat e Erdoganit është super ylli i ekipin New Yorck Knicks, Enes Kanter.

Ky basketbollist ka konfirmuar se nuk do të udhëtojë në Londër, bashkë me ekipin e tij për të zhvilluar ndeshjen e sezonit të rregullt, që zhvillohet në O2 Arena më 17 janar.

Shkrimet e mediave ndërkombëtare që raportojnë se Kanterit i është anuluar pasaporta turke nga ana e autoriteteve të këtij shteti dhe vitin e kaluar ai ishte ndalur në Rumani, në një aeroport, pikërisht për shkak të kësaj.

Përtej faktit që me nuk ka pasaportë të shtetit të tij, Kanter ka njoftuar se nuk do të udhëtojë në Londër se “atje ka spiunë dhe për shkak të një të çmenduri nuk mund të udhëtoj. Ka gjasë që të të vritem atje. Mund të ndodhë fare lehtë”, ka pohuar Kanter që deklaratën që transmeton Insporti.

Kanter më herët e kishte quajtur Erdoganin, “Hitler të shekullit tonë” dhe kishte adresuar edhe kritika të tjera në adresë të tij.

Përndryshe, Kanter nuk është sportisti i vetëm i profilit të lartë që ka telashe dhe nuk është i mirëseardhur në Turqi.

Loading...