Vrau 8 kusherinjet, këto janë zhvillimet rreth gjykimit të Ridvan Zykajt (VIDEO)

Disa nga dëshmitarët e masakres së Selnices do të mungojnë në sallën e gjyqit ndaj Ritvan Zykajt. Ata janë larguar nga fshati i tyre, por edhe nga Shqipëria. Por sipas prokurorit Saimir Smaka, mungesa e tyre nuk do të pengojë zhvillimin e gjyqit, pasi do të merren për bazë deklaratat para grupit hetimor.

Seanca e tretë ndaj të frikshmit Zykaj vjen pas dy seancave paraprake, ku autori i masakres nuk ka qenë i pranishëm. Të mërkurën, gjyqtari Ervin Trashi do të dëgjojë ata dëshmitarë që kanë mbetur në Resulaj të Selnices ose deklaratat në polici.

Ndërkohë Ridvan Zyka vazhdon të qëndrojë në dhomat e izolimit në Policinë e Vlorës. Ai nuk flet me askënd dhe askush nuk ka shkuar ta takojë. Policët që kanë mundur ta shikojnë nga afër, tregojnë se Zyka shfaqet si një qenie jo e zakonshme.

Loading...