Vrasja që u krye me eksploziv në Gjakovë dyshohet të jetë kryer nga shtetasi shqiptar

Në tetor të vitit që shkoi, Gjakova u trondit nga një vrasje e cila ishte e para e llojit të saj që u krye në Kosovë. Me eksploziv të montuar në pragun e shtëpisë në Smolicë që u dirixhua nga distanca, mbeti i vrarë Haxhi Ahmeti-61-vjeçar.

Një vrasje profesionale u krye në Smolicë të Gjakovës më 14 tetor të vitit të kaluar. Nga shpërthimi i një eksplozivi të montuar në derën e shtëpisë mbeti i vrarë Haxhi Ahmeti, 61-vjecar. Kjo vrasje ka habitur edhe Prokurorinë e cila po merret me hetimet.

Dyshimet e para çojnë në një konflikt familjar që i ndjeri kishte pasur para pak kohësh me djemtë e vëllait të tij. Por ende asnjë njoftim zyrtar rreth kësaj çështje nuk është dhënë nga ana e organeve të hetuesisë.

Hetimet rreth kësaj çështjeje ende jemi duke i vazhduar. Mund të them se ende nuk kemi ndonjë rezultat. Janë disa prova të cilat duhet të dërgohen për ekzaminim jashtë Kosovës.”, deklaron kryeprokurori.

E prokuroria e shtetit mund t’i dal në gjurmë personit i cili dyshohet se e montoi eksplozivin në derën e Haxhisë, 61-vjcar. Kjo ngase kamerat e sigurisë e kanë kapur një pjesë të fytyrës së personit i cili e kishte montuar bombën në tetorin e vitit të kaluar në Smolicë.

Lexo edhe:  Ambasada e Amerikës ka një kërkesë të menjëhershme për taksën: Pezullojeni ose…

“Janë kamerat e sigurisë të cilat e kanë kapur disa sekonda një person duke e montuar eksplozivin në derën e shtëpisë të së ndjerit. Tash te shohim a po mundemi ta identifikojmë atë përmes atyre sekondave të kamerave”, sqaron tutje prokurori Uka.

HETIMET: Vrasjen e porositur mund ta ketë kryer një shtetas nga Shqipëria

E vrasja sipas Prokurorisë është kryer me pagesë. I dyshuari, familjar e 61-vjecarit të ndjerë besohet se e ka paguar një person me shtetësi nga Shqipëria që ta ekzekutojë atë.

Kështu i thanë gazetës burime nga hetuesia kosovare.

“Dikush nga Shqipëria po dyshohet se e ka kryer vrasjen. Vrasje me pagesë po dyshohet të ketë qenë”, deklarojnë burimet.

Loading...