Vlerësimi i Kurtit për secilin nga kandidatët për kryeministër

Kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes dhe njëkohësisht kreu i saj, Albin Kurti, i ftuar në emisionin Pressing të T7, ka dhënë nga një vlerësim për secilin nga kandidatët për kryeministër.

Për Vjosa Osmanin ai tha se do të bëhet kryeparlamentare.

“Do të bëhet kryeparlamentare e Kuvendit të Kosovës”

Ndërsa për Veselin ka thënë se është gabim që i ka hy politikës.

“Është gabim agjentët të hyjnë në politikë”

Sipas Kurtit, Haradinaj më shumë ka lakmi se sa zemërim.

“Më të madhe e ka lakminë se zemërimin”

E Fatmir Limaj sipas Kurtit nuk arriti ta ideologjizojë mos pajtimin personal.

“Ka provuar ta ideologjizojë mos pajtimin personal, pa sukses”

Kurti në pyetjen se sa vota do t’i fitojë Vetëvendosja ai u shpreh i bindur duke thënë se VV’ja do t’i fitojë 250 mijë vota.

“Qerek milioni vota”, përfundoi Kurti.

Loading...