Vdiq derisa po shkonte në çerdhe në Gjermani, sot varroset 3-vjeçari nga Kosova

L.Gashit, 3-vjeçarit që ndërroi jetë pak ditë më parë duke shkuar në çerdhe i jepet sot lamtumira e fundit në fshatin Ngucat të Malishevës.

Lajmin e kanë konfirmuar për Gazetën Express, familjarët e L. Gashit. Të njejtët kanë bërë të ditur se djali ka qenë duke shkuar në çerdhe, kur i ka rënë të fikët, derisa më vonë është konstatuar se ka vdekur nga infarkti. Rasti ka ndodhur në Frankfurt.

Familja e tij nga fshati Ngucat i Malishevës, tutje, kanë bërë të ditur se djali nuk ka qenë i sëmurë më parë.

Varrimi i tij bëhet sot në ora 16:00 në varrezat e fshatit.

Loading...