Turqia bojkoton Eurovizionin në Izrael shkak LGBT: ‘Ne nuk mund të transmetojmë një austriak me mjekër dhe fustan’

0

Bojkotimi i Turqisë për Konkursin e Këngës se Eurovisioit 2019 në Izrael për përfshirjen e interpretuesve të homoseksualëve dhe transeksualëve, si mbretëresha austriake  Conchita Wurst, u kritikua të enjten si një përpjekje për “fshirjen e komunitetit LGBT” në vend.

Kreu i Radios dhe Televizionit turk, Ibrahim Eren, tha se Turqia nuk ka gjasa të marrë pjesë përsëri vitin e ardhshëm, sepse spektakli përmban këngëtarë nga komuniteti LGBT. Turqia ka bojkutuar Eurovizionin  që nga viti 2012.

“Si transmetues publik ne nuk mund të transmetojmë live në orën 21, kur fëmijët shikojnë, një austriak me mjekër dhe fustan, i cili pretendon të mos ketë një gjini dhe thotë ‘Unë jam një burrë dhe një grua në të njëjtën kohë”, tha Ibrahim Eren.

Komentet e Erenit provokuan tmerrin mes turqve që jetonin në Britani.

“Është një zinxhir ngjarjesh”, tha Musa Igrek, një gazetare me qendër në Londër, për agjencinë Reuters.

“Së pari ata e ndaluan Krenarinë në vitin 2015 , festivaline  filmit në Ankara dhe tani Eurovizioni. Është një përpjekje për të fshirë komunitetin LGBT brenda Turqisë”.

Pavarësisht legalizimit të seksit të homoseksualëve në 1858 nën Perandorinë Osmane, Turqia e sotme kufizon disa të drejta homoseksuale. Martesat e të njëjtit seks nuk njihen, për shembull, dhe lesbiket nuk kanë qasje në IVF.