Trishtuese: 6 vjeçari nga Deçani u vra në veturë, bashkë me vëllain po luanin me armën e babait

Djali 6 vjeç D.Ç nga fshati Berliq i Deçanit u vra me armë zjarri në veturën e babait të tij, ku edhe ndodhej arma që besohet se është me leje. Gazeta Express ka mësuar nga burimet e saja në hetuesi se babai i të miturit punon në një institucion financiar që merret me transfere parash dhe kjo është arsyeja pse ai e mbante armën në veturë.

Kosova është tronditur sot nga vdekja tragjike e gjashtë vjeçarit. Policia dhe Prokuroria nuk e di ende nëse 6 vjeçari u vra nga vëllai i tij 8 vjeçar. Egziston edhe dyshimi tjetër se viktima gjatë lojës me armë zjarri ka mundur ta shkrep edhe vetë plumbin. Për ta sqaruar përfundimisht këtë situatë, prokuroria po pret raportin e obduksionit.

Për tragjedinë në Berliq të Deçanit, Gazeta Express ka mësuar detaje të reja, përmes një burimi të besueshëm.

Rasti dyshohet se ka ndodh brenda veturës, ku fëmijët kanë qenë duke lozur në veturën e prindit të tyre. Brenda veturës ka qenë edhe arma e cila besohet se është me leje. Prindi e mban armën me vete sepse punon në një institucion që transferon para”, tha ky burim.

Nuk dihet ende nëse prindi i 6 vjeçarit është marrë në pyetje nga policia dhe prokuroria sepse ai ndodhet në gjendje të rëndë emocionale.

I mituri ka marrë lëndime vdekjeprurëse nga arma e zjarrit në kokë. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi i emergjencës, ndërsa për rastin në fjalë ka folur zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Prokurororja ka dalë në vend të ngjarjes së bashku me njësitet relevante policore ku janë ndërmarrë fillimisht veprimet e nevojshme. Trupi i pajetë i fëmiut me urdhër të prokuororit të shtetit është dërguar për obdukim. Lidhur me rrethanat e këtij rasti jemi në pritje të raportit të autopsisë”, tha Nikçi për Gazetën Express.

“Nuk dihen ende rrethanat si ka vdekur fëmiu, jemi në pritje të raportit të autopisë” përfundoi Nikçi Nikçi. Link.

Arma me të cilën dyshohet se ndodhi vrasja është konfiskuar nga policia. Deri më tani hetuesia tha se rasti dyshohet se ndodhi nga pakujdesia.

Loading...