Tomisllav Nikoliq ia ndaloi Papa Françeskut vizitën në Serbi

0

Papa u kërkoi të vinte në Serbi, por  ish-presidenti Tomisllav  Nikoliq anulloi vizitën për shkak të Kishës Serbe.

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq tha se Papa kishte shprehur dëshirën për të ardhur në Serbi duke treguar një dokument në të cilin i ngarkuari me punë i Vatikanit në në Serbi, në janar të 2016 ishte drejtuar presidentit të atëhershëm Tomisllav Nikoliq.

Dokumentet tregojnë se Papa e pranoi ftesën e Nikoliqit dhe se afati i propozuar për vizitën ishte 21 dhe 22 maj 2016.

“Megjithatë, Nikoliq u konsultua me Kishën Ortodokse Serbe, pas së cilës vizita e Papës u anullua. Është shumë e keqe dhe e dëmshme, sepse ne luajmë me interesat tona kombëtare. Unë respektoj të gjitha arsyet për kishën tonë, por ardhja e Papës është në interesin tonë,” nënvizoi Daçiq.

Ai theksoi se është e nevojshme që zyrtarët tanë të takohen me kreun e Kishës Katolike. “Haradinaj, Thaçi dhe të tjerët shkojnë te Papa çdo disa muaj dhe kërkojnë njohjen e Kosovës dhe ne refuzojmë Papën që të luftojmë së bashku për interesat tona”, tha Daçiq.

Loading...