Tërhiqet Dacic: Jam i gatshëm për pasoja nëse kam gabuar në debat me Vlora Çitakun

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Dacic ka thënë sot se është i gatshëm të bartë “kosnekuenca për punën e tij”, nëse vlerësohet se ka vepruar gabimisht kur ka diskutuar me ambasadoren e Kosovës në ShBA Vlora Çitaku pas mbledhjes së para do dite të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, transmeton Dacic.

“Kam reaguar si çdo njeri i ndershëm ndaj rrenës”, ka thënë Dacic në TV “Pink”, duke folur për regaimin e tij ndaj deklaratës së Çitakut se Serbia e ka kolonizuar Kosovën.

Ai kë thënë më tej se “kush e ka hallin se çfarë kush i ka thënë kujt pas mbledhjes, apo e ka dëgjuar kush se çfarë flitet pas mbledhjes”.

Sipas Dacicit, ndaj diplomatëve veprohet me diplomaci, e “nëse dikush rrenë, atëherë nuk ia kthen faqen tjetër”.

“Nëse dikush me gjuan me gur, unë nuk ia kthej me lule, bën, por në saksi”, ka thënë Dacic, transmeton “Danas”.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit, ku u debatuar për Kosovën, Ivica Dacic, e ka humbur toruan dhe pas mbledhjes ka fyer ambasadoren e Kosovës, Vlora Citaku, dhe delegacionin që e shoqëronte.

Po ashtu, Dacic, me fjalët që ka përdorur ka fyer edhe SHBA-të e Britaninë e Madhe duke i quajtur kolonialistë.

Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes, Daciq kishte shkuar tek ambasadorja e Çitaku e cila po fliste me përfaqësues të delegacioneve amerikane dhe britanike.

Se Dacic bërtet duke fyer ambasadoren Çitaku, e ka konfirmuar edhe ambasadroja jonë.

“Ata me të cilët je dukë qëndruar janë kolonialistët tuaj”, citon Çitaku të ketë thënë Daciq teksa ambasadorja e Kosovës ishte në prani të zyrtarëve amerikanë dhe britanikë.

Loading...