Studiuesit: Tradhëtia nuk ndodh si pasojë e mungesës së dashurisë

Shumë studime sugjerojnë se deri në 50% e njerëzve në marrëdhënie monogame tradhëtojnë partnerin e tyre.


Mirëpo, studiuesit nuk pajtohen në lidhje me arsyet përse njerëzit e bëjnë këtë, transmeton gazetametro.net

Në lidhje me këtë, duke u bazuar në një sondazh të fundit, autori i “The monogamy Gap”, Eric Anderson, ka shpjeguar qëndrimin e tij.

Ai thotë se shpeshherë arsyeja e tradhëtisë nuk ka të bëjë me atë se ka diçka të gabuar në lidhje apo me mungesën e dashurisë. Ai shton se kjo ka të bëjë me vetë biologjinë tonë, hormonet tona apo me dëshirën për të bërë seks me njerëz të tjerë.

“Njerëzit të cilët janë mashtruar shpesh kanë prirjen e viktimizimit. Ideja se marrëdhënia ka diçka të gabuar e cila shkaktoi mashtrimin shpesh nuk është e vërtetë. Sipas këtij studimi, numri më i madh i mashtrimit në fakt nuk ka të bëjë me mungesën e dashurisë “, ka thënë Anderson.