Si e raportojnë mediat e huaja dorëheqjen e Ramush Haradinajt?

Për dorëheqjen nga pozita e kryeministrit të Ramush Haradinajt kanë shkruar edhe mediat e huaja.

Vendimi i tij i papritur dhe arsyeja për të cilën la postin për të dytën herë – ftesa në cilësinë e të dyshuarit nga Gjykata Speciale bëri bujë gjithashtu edhe në mediat serbe, njofton Klan Kosova.

“Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha të premten se po jep dorëheqje pasi u thirr në gjykatën e krimeve të luftës në Hagë lidhur me luftën e dhunshme të pavarësisë së Kosovës”, shkruan agjencia e lajmeve Euronews.

Ndërkaq, agjencia e lajmeve Reuters pas lajmit të dhënë për dorëheqjen e kryeministrit kosovar, ka folur edhe me zëdhënësin e prokurorit të Gjykatës Speciale, i cili ka thënë se ka është i obliguar të mbrojë privatësinë e të ftuarve.

“Rregulli 30 thotë që unë kam një detyrim për të mbrojtur privatësinë e çdo individi. Nuk mund të konfirmoj asgjë “.

“Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, një komandant i kohës së luftës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), tha të premten se ai ka dhënë dorëheqjen pasi u thirr si i dyshuar përpara gjykatës së krimeve të luftës në Hagë”, TRT turk shkroi.

Gazeta serbe Tanjug ka thënë se presidenti Aleksandar Vuçiq do të deklarohet nesër për dorëheqjen e Ramush Haradinajt.

Për dorëheqjen e Haradinajt shkroi edhe Deutsche Welle dhe Sputniku rus.

Në raportet e shkruara nga mediat e huaja u shkrua edhe për ftesat e mëparshme që Haradinaj merr nga Gjykata e Hagës dhe pafajësia e tij.

Loading...