Shqipëria i jep Maqedonisë një port, Zaev: Në Durrës do valëvitet flamuri maqedonas

0

Maqedonia do të ketë portin e saj në Durrës. Sipas mediave maqedonase, Shqipëria do t’u japë fqinjëve mundësinë për një port në Durrës, i cili do të shfrytëzohet nga kompanitë maqedonase për shkëmbim tregtar.


Sipas mediave maqedonase, kryministri Zoran Zaev ka deklaruar se homologu i tij shqiptar, Rama ia ka premtuar këtë gjë.

“Ja për shembull, me kryeministrin e Shqipërisë kemi të garantuar se do të na japin një port në Durrës ku do të valëvitet flamuri maqedonas dhe do të jetë pikërisht në shërbim të odave tona dhe konkurrenca e tillë mund të ndikojë gjithsesi që të përmirësohen kushtet dhe shërbimet që portet i ofrojnë për kompanitë e Maqedonisë. Një nga çështjet që lidhemi kështu me Bullgarinë është që të kemi alternativën e tretë, përmes Detit të Zi dhe besoj se kjo do të ndikojë shumë në konkurencën e çmimeve, ofrimin e kushteve më të mira për shfrytëzimin e porteve.”, është shprehur Zaev.

Loading...