Rrjetet sociale po i shtyjnë të rinjtë drejt operacioneve plastike

Njerëzit kohëve të fundit janë duke u shqetësuar rreh pamjes së tyre, dhe nuk po e kuptojnë dallimin mes rrjeteve sociale dhe realitetit.


Doktorët e operacioneve plastike kanë treguar se pacientët po shkojnë tek ata me foto të tyre në të cilat kanë përdorur efekte të Snapchat apo Instagram, dhe po u kërkojnë atyre që t’i bëjnë të duken më shumë si në ato foto, këtë ata po e quajnë si ‘Snapchat dysmorphia’, transmeton gazetametro.net

Studiuesit në qendrën mjeksore të Boston’it kanë publikuar një artikull në Jama Facial Plastic Surgery, në të cilën kanë treguar se ‘Snapchat dysmorphia’ ka një ndikim katastrofik në vetbesimin e njerëzve.

Rrjeti social Snapchat ka shumë filtera përmes të cilëve i bënë njerëzit të duken ndryshe nga ajo që janë në të vërtetë, kjo pasi që ata ua rregullojnë vijat e fytyrës, ua rrisin qërpikët e shumë efekte të tjera.

Raporti thotë se këta filtera i shkaktojnë trurit të njeriut një ‘çrregullm dismorfik’, e cila karakterizohet si sëmundje mendore që i bën njerëzit të mendojnë se ata nuk janë të bukur sa duhet.

Kjo po i shqetëson shumë doktorët sepse efektet në Snapchat janë  të një bukurie ideale, mirëpo jo reale dhe njerëzore.

Përveç pacientëve që po kërkojnë të duken si në foto, mjektët kanë treguar se ka edhe të tillë që po kërkojnë të kryejnë procedura në mënyrë që të duken mirë vetëm për ‘selfiet’ e tyre.

Ndërsa, ditë më parë Snapchat ka njoftuar se numri i përdoruesëve ditorë të aplikacionit ka rënë për herë të parë diku rreth 2%, në 188 milion.