Raportet e NATO-s: Për vrassjen e cilit gazetar ishte arrestuar Thaçi në Shqipëri

Në disa dokumente sekrete të NATO-s, të cilat i kishte zbuluar gazeta britanike “The Guardian”, presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi e kishin identifikuar si “peshk i madh” i kriimit të organizuar në Kosovë, dhe një nga personat i cili ishte përfshirë në vrassjen e gazetarit Ali Uka së bashku me bashkëpunëtorin e tij, nën Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Xhavit Halitin.

Duke u bazuar në dokumentet e inteligjencës së SHBA-ve dhe NATO-s, thuhet se gazetari “Ali Uka, është gjetur i vdekur në banesën e tij në Tiranë. Ai ishte mbështetës i lëvizjes për pavarësisë, i cili e kishte kritikuar Halitin përmes shkrimeve të tij.

Gazetari Uka dhe presidenti Hashim Thaçi ishin cimera, ndanin një dhomë së bashku. Mirëpo në qershor të vitit 1997 gazetari Uka u gjend i vdekur në apartamentin e tij. Fytyra e tij ishte grithur me kaçavidë dhe fundin e një shishe të thyer, shkruan Insajderi.

Gazetari Uka konsiderohej si një kundërshtar politik dhe vrasja ndaj tij dyshohet të ketë ardhur pas mosmarrëveshjes me Halitin. E në përshkrimin për vrasjen e gazetarit Uka, kishte referenca të cilat të dërgonin tek presidenti, Thaçi, kishte shkruar “The Guardian”. Ndërsa brenda atij viti presidenti Hashim Thaçi u arrestua në Shqipëri, në kohën sa president i vendit ishte, Sali Berisha. Mirëpo ky i fundit e kishte mohuar këtë duke thënë se nuk ka qenë në dijeni me këtë arrestim.

“Nuk kam pasur absolutisht asnjë njohur. E di një gjë, arrestimet mund të kenë ndodhur për shkelje ligji, por për shkak të veprimeve për Kosovën, nuk ka”, kishte thënë Berisha në emisionin “Komiteti”.

Në shkrimin të cilin “The Guardian” shkruante për dokumentet sekrete të NATO-s për Kosovën, ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ishte identitifikuar si “peshku më i madh” për krim të organizuar në vendin e tij.

Dokumentet sekrete të NATO-s, të cilat ishin zbuluar në vitin 2011, tregojnë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe vendet tjera perëndimore të cilat janë përkrahëse të Kosovës kanë qenë në dijeni për lidhjet kriminale disa vjeçare.

Gjithashtu ato dokumente kishin identifikuar edhe një politikan tjerët të lartë në pushtetin e Kosovës, një ish-udhëheqës guerilësh i lidhur me mafien shqiptare, duke deklaruar se ai ushtron kontroll të konsiderueshëm mbi Thaçin.

Dokumentet e KFOR-it Amerikan japin informacione të detajuar rreth rrjeteve të organizuara kriminale në Kosovë, bazuar në raportet e agjencive dhe informatave të inteligjencës së perëndimit. Përhapja gjeografike e bandave kriminale të Kosovës është përcaktuar, së bashku me disa detaje të dyshuara me lidhje familjare dhe biznesore.

Këshilli i Evropës kishte nisur zyrtarisht një hetim për pretendimet se Thaçi ishte kreu i një rrjeti “mafioz”, përgjegjës për kontrabandim të armëve, drogës dhe organeve të njerëzve gjatë luftës së Kosovës në vitet 1998-1999.

Pretendimet për trafikim me organet e njerëzve janë përfshirë në një hetim zyrtar të publikuar në dhjetor të vitit 2010 nga raportuesi i të Drejtave të Njeriut, Dick Marty.

Raporti i tij akuzonte Thaçin dhe disa figura tjera të larta të cilët vepruan në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për lidhjet me krimin e organizuar, duke shkaktuar një krizë të madhe diplomatike të cilat u zbuluan në vitin 2010 nga gazeta The Guardian.

Raporti gjithashtu e cilësonte Thaçin edhe si ushtrues të “kontrollit të dhunshëm” mbi tregtinë e heroinës ndërsa rrethi i tij i brendshëm mbikëqyri një bandë që vrau disa serbë për të shitur veshkat e tyre në tregun e zi.

Thaçi i cili u rizgjodh kryeministër në dhjetor të vitit 2010, ka pasur mbështetje të fuqishme nga autoritet e NATO-së, qeveria kishte hedhur poshtë raportin e Martit si pjesë e një komploti serb dhe rus për të stabilizuar shtetin e Kosovës.

Ndërsa NATO e cila ndërhyri në luftën e Kosovës në viti 1999 duke i ndihmuar Kosovës duke i dhënë fund një fushate të spastrimit etnik nga forcat serbe të Sllobodan Millosheviqit. Mirëpo ajo [NATO] kishte dhënë një deklaratë në vitin 2011 e cila kishte nxitur një “hetim të brendshëm” pas dokumenteve të zbuluara.

Në dokumentet, Thaçi ishte identifikuar si një nga “peshku më i madh”, në qarqet kriminale të organizuara. Po ashtu është edhe Xhavit Haliti, ish drejtues i logjistikës së UÇK-së, i cili është njëri ndër aletatët e ngushtë të Hashim Thaçi.

E në dokumentet e inteligjencës së NATO-së tregojnë për rolin e Xhavit Halitit si një kriminel i organizuar i lartë që mbante një pistoletë çeke 9mm dhe kishte një ndikim të konsiderueshëm mbi Thaçin.

Duke e përshkruar atë si “pushtet pas Hashim Thaçit” në një raport deklarohet se Haliti kishte lidhje të forta me mafian shqiptare dhe shërbimin sekret të Kosovës. Në atë raport thuhet se Haliti vraponte pas një fondi për luftën e Kosovës në fund të viteve 1990 duke përfituar nga fondit personalisht përpara se paratë të thaheshin dhe si rezultat “Haliti u kthye në krimin e organizuar në një shkallë më të madhe”.

Në raport thuhet se ai ishte “i përfshirë në prostitucion, kontrabandë të armëve dhe drogës” dhe ka përdorur një hotel në kryeqytetin e Prishtinës, si një bazë operacionale. Haliti shërbente gjithashtu si një këshilltar politik dhe financiar i kryeministrit por, sipas dokumenteve, është padyshim “shef i vërtetë”. Haliti përdorte një pasaportë të rreme për të udhëtuar jashtë vendit, sepse ai është në listën e zezë të disa vendeve, përfshirë edhe ShBA-në, thuhej në një raport.

Haliti është i lidhur me kërcënimin e supozuar të kundërshtarëve politikë në Kosovë dhe dy vrasjeve të dyshuara që datojnë në fund të viteve 1990, kur thuhet se luftimet e UÇK-së kanë rezultuar në vrasje të shumta.