Ramiz Lladrovci feministë, e lë qeverisjen komunale në duar të femrave

0

Kryetari i komunës se Drenasit, Ramiz Lladrovci, gjatë ditës se sotme ka emëruar edhe dy dritoresha në qeverisjen lokale, duke e shtuar në 7 numrin e femrave dritoresha në qeverisjen e tij.

Ai, sot përmes Facebookit ka treguar që ka emëruar në pozitën e drejtoreshës për Zhvillim ekonomik Egzona Jetullahi dhe Shqipe Zogu në atë të kulturës, rinis dhe sportit.

Lladrovci tha se: me këto dy emërime, përforcon jo vetëm pushtetin lokal me femra si shëmbull për vendin dhe rajonin por edhe motivin e kuadrit të ri, të marrë përgjegjësi për zhvillimin e komunës së Drenasit, shkruam Publicisti.com

 

Postimi i plotë :

 

Nga sot, komuna e Drenasit, drejtoritë me shumicë i udhëheqin gratë, relacioni është 7 me 5, në favor të grave. Këto dy emërime, fuqizojnë kompetencën dhe gatishmërinë tonë në ekzekutiv për këto dy fusha.

Nga sot, znj. Egzona Jetullahi, Master në Shkencat Ekonomike, drejtoreshë në Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik dhe Shqipe Zogu, drejtoreshë në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Deputete e Kuvendit Komunal në Drenas për dy mandate, femra e dytë më e votuar në Drenas, janë përforcimet e reja të ekzekutivit tonë komunal.

Drenasi, me këto dy emërime, përforcon jo vetëm pushtetin lokal me femra si shëmbull për vendin dhe rajonin por edhe motivin e kuadrit të ri, të marrë përgjegjësi për zhvillimin e komunës së Drenasit.

Suksese drejtoresha dhe drejtorë, qoftë vit i sukseseve të reja për komunën dhe qytetarët tanë!

Loading...