“Qani për mua vetëm 20 minuta”, fjalët e zgjuara dhe të guximshme të 9-vjeçarit me kancer para se të “ikte”

0

Një 9-vjeçari, i cili luftonte me kancerin prej më shumë se një viti, u nda nga jeta ditën e Krishtlindjeve.

Ai luftoi deri në minutën e fundit që të mund të njihte motrën e tij të vogël të sapolindur edhe pse mjekët nuk e prisnin që të shkonte aq gjatë.

Por, veç të gjithave, ishin fjalët e fundit që 9-vjeçari britanik Bailey Cooper, tha para se të ndërronte jetë që i prekën të gjithë.

Mëngjesin e 25-dhjetorit ai iu drejtua prindërve të tij:

“Qani për mua vetëm 20 minuta dhe më pas pushoni. Vëllai dhe motra ime e vogël kanë nevojë për ju. Jepuni shumë dashuri, gjithë dashurinë që unë nuk ua dhashë dot”.

Bailey ishte diagnostikuar me, limfomën jo-Hodgkin, një sëmundje vdekjeprurëse që prek qelizat e bardha të gjakut, që prej verës së vitit 2016.

Mjekët kishin humbur shpresat dhe ishin të bindur që vogëlushi do të ndërronte jetë në nëntor, por ai nuk donte të largohej pa e njohur motrën e tij të vogël.

Sipas prindërve të tij, ajo ishte forca e tij më e madhe, dhurata e vetme që kërkonte për festat që nuk i festoi dot kurrë.

Edhe pse vetëm 9 vjeç, Bailey e dinte që do të vdiste ndaj edhe kishte planifikuar funeralin e tij.

Nëna e tij, Rachel, tregon:

Ai donte që të gjithë njerëzit që do të merrnin pjesë të visheshin si super heronj, dhe t’u shpërndante lodrat, veshjet dhe librat e tij fëmijëve në nevojë.”

Prindërit e kanë ndarë së fundmi historinë e vogëlushit guximtar që preku zemrat e të gjithëve ndërkohë që në funeralin e tij morën pjesë me qindra njerëz të prekur nga pjekuria dhe guximi i tij.

Loading...