Pasi u caktua ambasador i ri në Maqedoni, Dedaj shkon të relaksohet në resortin luksoz në Shqipëri

0

Ambasadori i ri i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj për të cilin janë bërë shumë fjalë kohëve të fundit, po i shijon në maksimum pushimet verore në bregdetin shqiptar.

Ish-zëvendësministri i Qeverise Haradinaj sot është parë teksa pinë kafe në një nga hotelet luksoze të Ranës së Hedhun, ‘Princi i Adriatikut’.

Periskopi ka siguruar fotografi nga pushimi luksoz i ambasadorit, duke e ditur që kjo zonë është mjaft e shtrenjtë për pushuesit.

Dedaj ka pak javë që është emëruar ambasador në Maqedoni. Lidhur me këtë, kishte pasur reagime të shumta, madje është kërkuar edhe dorëheqja e tij nga të gjitha pozitat që mban.

Sidoqoftë, duket se Dedajt nuk i kanë lënë edhe aq përshtypje, pasi ende pa filluar punën, ka nisur të pushojë.

Loading...