Pas Beogradit, Putin takohet me Erdoganin: Temë do të jetë Siria dhe kurdët

0

Pas vizitës që do t’ia bëjë rajonit me 17 janar, Presidenti Rus Vladimir Putin me të 20’tin shkon në Ankara, për takim me Presidentin Turk Reccep Erdogan, ku temë do të jetë edhe Siria dhe kurdët, trasnmeton Gazeta Metro.


Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin pritet të zhvillojnë një takim gjatë këtë muaji.

Mësohet se tematika kryesore e bisedimeve të të dyve pritet të jetë vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të tërhequr trupat nga Siria.

Takimi Erdogan-Putin pritet të mbahet gjatë këtij muaji, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve turke, Anadolu.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov ka thënë po ashtu se të dy presidentët janë pajtuar që të mbajnë një takim së shpejti.

Erdogan dhe Putin herën e fundit ishin takuar në  samitin e G20-ës që u mbajt në Buenos Aires më 1 dhjetor, 2018. Turqia mbështeti grupet rebele opozitare në Siri, ndërkaq Rusia dhe Irani mbështesin Qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump më 20 dhjetor, 2018, njoftoi se do të tërheqë trupat amerikane nga Siria. Lidhur me tërheqjen e trupave amerikane, këshilltari për siguri kombëtare i Trumpit, John Bolton tha se do të bisedojë me zyrtarët ushtarakë turq, gjatë ditës së martë, kur pritet edhe të vizitojë këtë vend.

Loading...