Organizohet salloni i hapur i diskutimit “Edukimi Shëndetësor”

“Ashtu siç fitoi nga votat tuaja ca ditë më parë, këtë radhë sallonin e hapur të diskutimit do ta kemi me temën Edukimi Shëndetësor (me fokus në shëndetin seksual dhe riprodhues). Diskutimi do të mbahet të mërkurën, 21 nëntor, në qendrën EUICC duke filluar nga ora 13:00.

Si Koalicion i dhjetë organizatave, me mbështetje të UNFPA Kosovo, ju ftojmë të jeni pjesë e sallonit, të diskutojmë e informohemi për Edukimin Shëndetësor dhe mundësitë e dobësitë në sistemet tona edukative e institucionale. Përmes panelistëve, do të keni mundësi të merrni informata nga këndvështrimi institucional dhe psikosocial.
____
Çdo i ri apo e re një ditë do t’i duhet të marrë vendime për shëndetin e tyre seksual dhe riprodhues, të cilat vendime do të ndryshojnë jetën e tyre. Por hulumtimet tregojnë se shumica e adoleshentëve në botë, përfshirë dhe Kosovën, kanë mungesë të njohurisë që ju duhet në mënyrë që të marrin vendime të përgjegjshme. Kështu të rinjtë janë shpesh pre e kyçjes në marrëdhënie seksuale me forcë apo detyrim, pra pa vullnetin e tyre, pastaj, janë pre e infeksioneve seksualisht të transmetueshme dhe shtatzënive të padëshiruara.”

https://www.facebook.com/events/2242271399383665/