Organizohet konferenca “Të rinjtë dhe barazia gjinore në Prizren”

Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ) organizon konferencën "Të rinjtë dhe barazia gjinore në Prizren". Më poshtë mund të gjeni detajet e organizimit.

“Të nderuar/a,

Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ) ju fton në konferencën “Të rinjtë dhe barazia gjinore në Prizren” me datën 23 Nëntor në ora 11:00 në Hotel Theranda, Prizren. Kjo konferencë organizohet në kuadër të projektit të financuar nga BE-ja “Gratë e Reja të Përfshira në Partitë dhe Proceset Politike”.

Kjo konferencë përveç diskutimit rreth perceptimeve të rinjve mbi politikën në Prizren, duke u fokusuar nga perspektiva gjinore, do të shërbejë gjithashtu si forum i shkëmbimit të ideve dhe identifikimit të qartë të pengesave për angazhimin aktiv të grave që do të shërbejnë gjithashtu si një mjet për rritjen e ndërgjegjësimit të të rinjve në Prizren.

Folës kryesor do të jenë: Artan Abrashi, Kryesues i Kuvendit Komunal të Prizrenit; Vjosa Curri, Drejtore Ekzekutive, Dora Dorës; Hajrullah Ceku, Aktivist për të drejtat e njeriut.

Ndërsa fjala Hyrëse dhe moderimi do të bëhet nga Tringa Kasemi, Aktiviste, Femaktiv.

Ju mirëpresim,
Stafi i QKSGJ’së ”

https://www.facebook.com/events/2258839530856187/