Organizohet edicioni i tretë i kampanjës ‘’Vrapo Babadimër’’

Për ti kthyer buzëqeshjen familjeve në nevojë gjatë festave të fundvitit tashmë po riorganizohet përsëri, tashmë edicioni i tretë i kampanjës "Vrapo Babadimër".

Në dhjetor bëhet viti i tretë që maratona e Babadimrave organizohet në Kosovë, ashtu duke hyrë në 60 vendet e botës ku organizohet një kampanjë e tillë.

“Njëra nga risitë që do bëhet këtë vit në mini-maratonën tashmë tradicionale, do jetë pjesëmarrja e personave me Down Syndrome në shitjen e kostumeve. Nga e hënja deri të premtën, prej ores 11 deri në ora 13 do të jenë tek pika e shitjes” shprehet Jusuf Islami, organizatori i kësaj kampanje.

Shitja e kostumeve ka filluar që nga sot, me 19 nëntor dhe do vazhdoj deri me datën 16 dhjetor, në ditën ku do mbahet mini-maratona.
Me blerjen e kostumit, ju bëheni pjesë e kampanjës “Vrapo Babadimër”. Jo të gjithë mund të kemi vullnetin të vrapojmë, por gjithsesi ju mund të kontribuoni për familjet në nevojë vetëm duke blerë kostumin.

“Këtë vit do ketë kostume edhe për fëmijë, cmimi i të cilëve do jetë 5 euro. Ndërsa për të rriturit do jetë cmimi sikurse viteve të kaluara, 10 euro.” shtoi Islami.

Vitin e kaluar kjo kampanjë ndihmoi 350 familje në 7 qytete të Kosovës, kështu duke qenë pjesëmarrës 400 qytetar dhe 543 persona të cilët kanë blerë rrobat e babadimrit.