OPERACIONI ANTITERROR NË DRENAS, NJË I ARRESTUAR

Një person është arrestuar para pak çasteve pas një aksioni të Njësitit Anti- terrorizëm në Policinë e Kosovës.

Aksion i Njësitit Anti- terrorizëm është zhvilluar në Drenas.

KALLXO.com merr vesh se personi i arrestuar dyshohet se ka kryer veprime duke përdorur një faqe të internetit.

Dëshmitarët kanë thënë se kanë parë njësinë speciale në vendin e ngjarjes.

Policia ende nuk ka dhënë detaje rreth këtij aksioni.