Njoftim nga Ambasada Gjermane

Ueb faqja e ambasadës së Gjermanisë në Beograd, ka publikuar përgënjeshtrim në lidhje me informacionet për viza pune që qarkullojnë në rrjetet sociale.

Pasi që gjatë ditës së djeshme dhe sot ka qarkulluar  informacione se fillon ligj i ri për punësim, sipas të cilit të gjithë qytetarët nga shtetet e ish-Jugosllavisë do të mund të punësohen nën kushte të njëjta si shtetasit e BE-së, u deklarua edhe ambasada gjermane, duke e përgënjeshtruar këtë informacion.

 

Në ueb faqen e ambasadës gjermane shkruan: “Informacionet se nga 01.01.2019 ka  hyrë në fuqi ligj i ri, i cili do të mundësojë që personat të cilët nuk janë shtetas të BE-së të mund të punësohen nën kushte të njëjta me shtetasit e BE-së, nuk janë të sakta. Ju lutemi të informoheni në ueb faqen e Ambasadës në: Kushtet dhe koha e pritjes për dhënien e vizave për punë”.