Njësia Speciale e Policisë së Kosovës merr nën kontroll Ujmanin

Derisa në Prishtinë pritet të protestohet nga ora 14:00 kundër dhënies Serbisë veriun e Kosovës, njësia speciale ROSU ka marrë nën kontroll liqenin e Ujmanit.

Gazeta serbe Kurir, po raporton se 60 pjesëtarë të ROSU kanë marr nën kontroll pikën e liqenit artificial dhe hidrocentralit të Ujmanit/Gazivodës.

Lajmin se Policia e Kosovës gjendet në Ujman e kanë konfirmuar për Metron edhe burime në Policinë e Veriut.

Siç mësohet, policët kosovarë me motoskafe janë futur në Ujman dhe po kontrollojnë vijën kufitare me Serbinë në Ujman.

Sipas informacione policia ka arrestuar disa zyrtarë të Ujmanit, por qeveria e Serbisë thotë t’u ketë kërkuar qytetarëve në veri qe të jenë të qetë, pasi situatën është duke e përcjell ministria e jashtme e Serbisë. /gazetametro. net