Nëndetësja gjermane e WW1 del në brigjet franceze

0

Një nëndetëse gjermane e  Luftës së Parë Botërore është rishfaqur në një plazh në pjesën veriore të Francës pas shumë dekadash e varrosur në rërë.

Lëvizja e rërës në Wissant, afër Calais, ekspozoi mbetjet e UC-61, e cila u bllokua atje në korrik 1917.

Nëndetësja u mbush me ujë dhe ekuipazhi e braktisi. Në vitet 1930 nëndetësja ishte ‘varrosur’ plotësisht.

Tani po kthehet në një atraksion turistik. Që nga muaji dhjetor dy pjesë të nëndetëses janë të dukshme breg të detit.

Megjithatë besohet se erërat dhe baticat mund të çojnë në zbulimin më të plotë të UC-61.

Loading...