Mot me diell gjatë ditës së sotme, pasdite ndryshon gjithçka

Gjatë ditës së sotme mot me diell do të mbajë mbi vendin tonë shkruan gazetametro.net.


Gjatë ditës së sotme moti do të jetë kryesisht me diell. por pasdite pritet në disa vende të jetë pjesërsisht i vranët, temperatura maksimale do të arrij nga 22 deri në 24 gradë celsius, kurse ato më të ulta do të jenë nga 8 deri në 11 gradë celsius, shkruan gazetametro.net.

Moti për ditën në vazhdim: 

10.09 – Mot pjesërisht i vranët, me intervale më të gjata me diell.

11.09 – Paradite mot kryesisht me diell, gjatë ditës pjesërisht vranët.

12.09-13.09 – Mot i mirë, kryesisht me diell.

14.09 – Paradite mot kryesisht me diell, gjatë ditës vransirat do të shtohen.

Temperaturat e ajrit, gradualisht do të rriten pak mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 10C deri në 13C, e maksimalet nga 24C deri në 28C.

Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare veriu dhe verilindja 3-8m/s. Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të theksuar mbi vlera normale.