Miley Cyrus u “kap” duke kryer marrëdhënie seksuale me partneren e re, Kaitlynn Carter

Është njoftuar se Miley Cyrus u pa “duke kryer marrëdhënie intime” brenda një klubi në Kaliforni të premten me Kaitlynn Carter – jo shumë kohë pasi fotografitë e dy vajzave u publikuan gjatë pushimeve të tyre të fundit, në Itali.

Cyrus, 26 vjeç, dhe Carter, 30 vjeçe, ishin duke duke kaluar një natë të ngrohtë së bashku në Soho House në West Hollywood, njoftoi Page Six, duke cituar një burim i cili pretendoi se ato “nuk mund t’i mbanin duart larg nga njëra-tjetra”, shkruan Fox News.

“Ato ishin të fiksuar me njëra-tjetrën”, tha dëshmitari. “Ato po putheshin dhe dilnin kudo. Në banjë, në bar, në mes të dyshemesë. Ato në thelb kishin marrëdhënie seksuale. Nuk ka dyshim se ato janë së bashku”, shtoi ai.

Dyshja u panë më parë duke notuar dhe duke u puthur së bashku në Lake Como të Italisë, në fotografitë e publikuara në të njëjtën ditë që Cyrus u nda nga burri i saj , 29-vjeçari Liam Hemsworth.

Një burim i tha Entertainment Tonight në atë kohë që Cyrus dhe Carter, e cila ishte gjithashtu e freskët nga një ndarje nga Brody Jenner, nuk po përpiqeshin të fshehin dashurinë e tyre për njëra-tjetrën.

“Ato ishin plotësisht në një takim, duke pirë pije, vetëm ato të dyja”, tha burimi. “Ato madje morën disa masazhe në hotel”, shtoi ai.

Por marrëdhënia e Cyrus me Carter, sipas njerëzve, nuk është thjesht romantike – është gjithashtu një miqësi. Një burim i tha gazetës për media se gratë “të dyja po kalojnë gjëra të ngjashme tani dhe janë duke u lidhur me njëra-tjetrën”.

Loading...