Mbi 10 milionë euro bursa në universitete botërore për nxënësit e American School of Kosova

Të arrish të regjistrohesh në universitete prestigjioze është sukses; mirëpo të fitosh bursë në universitete të tilla është pikë kthyese në jetë.

Ky synim tashmë është arritur nga shumë nxënës të American School of Kosova, duke marrë bursa për studime mbi 100.000 euro.

Agon Kastrati – Dartmouth College – $268.000; Aulona Kuka – New York University – $200.000; Sihana Ahmedi – Kalamzoo University – $120.000; Laurit Muja – Knox College – $126.000; Hana Gjikolli – Pratt University – $100.000; Bardh Rushiti – University of Miami – $126.000; janë vetëm disa nga shumë nxënës të American School of Kosova, që u shpërblyen me bursa nga universitete të njohura nëpër botë, këto vitet e fundit.

Për t’a rikonfirmuar nivelin e përgatitjes së nxënësve për suksese të mëdha, që ASK ofron, Drin Krasniqi, i sapo diplomuar, së fundmi mori bursë të plotë 4 vjeçare në UNIVERSITETIN E HARVARDIT, me vlerë rreth $300.000. Edhe gjatë studimeve, nxënësit shfrytëzojnë mundësitë që ASK ofron për të ndjekur programe verore në universitete të ndryshme në botë. Dy nxënëse të klasës së 11-të në ASK, Dea Dika dhe Ballina Prishtina, do t’i bashkohen YALE dhe HARVARD UNIVERSITY për shkollën verore, këtë vit.

Kështu, American School of Kosova i shtyn nxënësit të kenë synime të larta, i përgatitë, i fuqizon dhe i mbështetë deri në përmbushjen e tyre. Suksesi në American School of Kosova matet me suksesin e nxënësve.

Shuma e bursave të fituara deri tash, vlerë kjo mbi 10 milionë euro, pa dyshim që tregon investimin e American School of Kosova ndër vite, si dhe premton liderë të denjë për të ardhmen e vendit tonë.