Mbesa e qellon aksidentalisht me arme zjarri, gruaja perfundon ne QKUK

 Policia raporton se në Vushtrri dje një e mitur nga pakujdesia e ka plagosur me amë zjarri një grua.

 

“Raportohet se e dyshuara femër K/Shqiptar (e mitur) nga pakujdesia ka shkrepur armën e zjarrit me ç’rast ka plagosur viktimën femër K/Shqiptare me të cilën gjendeshin së bashku në dhomë”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe kanë konfiskuar revolen TT me karikator dhe katër fishekë të kalibrit 7.62 mm që ishte pronë e prindit të dyshuarës”.

“Viktima e plagosur nga mbesa e saj është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë . Lidhur me rastin është njoftuar prokurori publik”, thuhet në raportin e Policisë.

Loading...