LISTA Suksesi i radhës për xhudon kosovare: Akil Gjakova merr medaljen e artë në Zagreb

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, është shpallur kampion dhe është stolisur me medalje të artë në garën Grand Prix që po mbahet në Zagreb të Kroacisë, raporton Gazeta Metro.

Xhudisti nga Kosova në luftën finale për medaljen e artë në kategorinë deri 73 kilogramë, ka mposhtur italianin Fabio Basile, i cili ishte fitues i medaljes së artë në ‘Rio 2016’ në kategorinë deri në 66 kilogramë.

Në gjysmëfinale, Akil Gjakova po ashtu ka mundur një garues tejet të vështirë. Bëhet fjalë për Rustam Orujov, i cili ishte fitues i medaljes së argjendtë në Lojërat Olimpike në Brazil.