Kujdes vitamina D mund të jetë e dëmshme,në sasi të tepruara

 Në një mënyrë apo në tjetrën, të gjithë ne përfundimisht mësojmë se cdo gjë e tepruar është e dëmshme.

Një kanadez 54 vjecar shkoi te mjeku i familjes  pasi u kthye nga një udhëtim në Azinë Juglindore.Ai atje e kaloi pothuajse tërë ditën nën rrezet e diellit. Mjeku i tij zbuloi nivelet e ngritura të kreatininës në gjakun e tij.Kjo ishte një shenjë se veshkat e tij të cilat zakonisht filtronin kreatininën e tepërt, nuk funksiononin mirë.

Mjeku i tij urgjentisht e referoi atë tek një specialist.Vetëm atëherë mjekët mësuan se njeriu i ishin përshkruar doza të larta të vitaminës D nga një mjek popullor. Ai nuk kishte mungesë vitaminë D.Nuk kishte humbje  të eshtrave , e cila mund të jetë një shenjë se një person nuk po merr sa duhet vitaminë D. Për t’i bërë gjërat më keq, burri mori dyfishin e sasisë së vitaminës D që sugjeroi mjeku  popullor.

Çdo ditë për më shumë se dy vjet e gjysmë, burri mori tetë deri në 12 pika vitaminë D. Kjo arrinte në 8,000 deri në 12,000 Njësi Ndërkombëtare (IU). Studimi thotë se sasia ditore e rekomanduar e vitaminës D është 400 -1000 IU. Ky numër rritet në 800-2000 IU për të rriturit me rrezik të lartë të osteoporozës.

Kombinimi i sasisë ekstreme të vitaminës D që po konsumonte dhe ekspozimi i zgjatur i diellit gjatë pushimeve të tij shkaktoi dështimin e veshkave të njeriut. Ai përfundoi me një sasi të lartë kalciumi në gjakun e tij .Veshkat e tij nuk mund ta filtronin siç duhet. Ai tani ka sëmundje kronike të veshkave dhe mund të ketë nevojë për dializë në të ardhmen. Çdo vitaminë e marrë mund të jetë e dëmshme.

Vitamina të ndryshme do të kenë efekte të ndryshme në trup nëse keqpërdoren. Për shembull, shumë vitamina C mund të shkaktojë diarre.Ndërsa shumë vitamina B6 mund të çojë në dëmtime nervore.  Kujdes kujt i drejtoheni për këshilla.Mos ndërmerrni asgjë që do të rrezikonte shëndetin pa u konsultuar me mjekun.

Vitamina D,nga produktet natyrale
Vitamina D,nga produktet natyrale

 

Loading...