Konfiskohet drogë, armë e para në Gjakovë, 4 të arrestuar

Katër të dyshuar janë arrestuar për arsye se gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar 21 gramë substancë narkotike e llojit kokainë, 116.4 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, një peshore digjitale, një revole, 500 fishekë kalibrash të ndryshëm, pesë celularë dhe para të gatshme.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të enjten në mëngjes, në Gjakovë.

 

Me vendim të prokurorit të të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin ende po vazhdojnë.

Loading...