Këshilla nga ekspertët, si të bëni një gjumë të qetë

0

Gjumi zë një pjesë të rëndësishme në jetën e gjithësecilit. Ai ndikon në shëndetin e njeriut dhe në produktivitetin e tij.


Shpeshherë na ndodh që bëjmë gjumë të parehatshëm.

Ekspertët na japin disa këshilla si të bëjmë gjumë të qetë, përcjell gazetametro.net.

1. Vendos orar të rregullt gjumi;

Duke vendosur një orar të rregullt gjumi ju vendosni një orë të brëndshme biologjike fjetje-zgjimi e cila e bën më të qetë gjumin tuaj.

2. Lëreni punën dy orë para fjetjes;

Duhet të ndaloni së punuari dy orë para se të flini. Ndikon shumë në psikologjinë tuaj.

3. Hani një darkë të lehtë;

Mos hani gjëra të rënda ose pikante para gjumit pasi kjo e fundit mund t’ju trazojë stomakun.

4. Shmangni dritat e tepërta;

Mbani larg edhe celularin ose laptopin, pasi dhe drita e tyre mund të ndikojë në prodhimin e melatoninës (hormon që ndikon tek gjumi) dhe si rrjedhojë tju shqetësojë gjumin.

5. Kujdes me duhanin dhe alkoolin;

Shumë studime kanë treguar se nikotina ka efekte negative te ritmet e gjumit.

6. Evitoni përdorimin e alkolit para gjumit;

Alkoli trazon sistemin e gjumit. Konsumimi qoftë dhe i një gote alkol në darkë ju bën që t’ju zërë gjumi shpejt por në mëngjes zgjoheni me dhimbje koke.

7. Mbani një temperaturë jo shumë të ngrohtë në dhomën e fjetjes;

Ekspertët sugjerojnë që dhoma e fjetjes të ketë një temperaturë nga 12-20 gradë.

8. Bëni dush para se të flini;

Një dush para gjumit na shplodh të gjitha qelizat e trupit.