Kepa nënshkruan me Chelsean për një shumë rekorde

Chelsea ka kompletuar transferim e Kepa Arrizabalaga nga Athletic Bilbao.

Lojtari i është bashkuar klubit nga Stamford Bridge për një shumë rekorde për një portier, 71 milionë funte (78.8 milionë euro).

23-vjeçari kështu kaloi transferimin e Alisson te Liverpooli për 66.8 milionë funte (74.13 milionë euro).

Spanjolli ka nënshkruar kontratë shtatë vjeçare me Blutë.

Ai erdhi si zëvendësim i Thibaut Courtois, i cili iu bashkua Real Madritit në La Liga.

Kepa është numri dy në Përfaqësuesen e Spanjës, pra pas David de Geas të Manchester Unitedit.

Për Bilbanon ka bërë 53 paraqitje në La Liga, kurse për kombëtaren vetëm një.

Kepa është lojtari i dytë i madh që largohet nga skuadra spanjolle, gjatë këtij viti në janar ishte larguar edhe mbrojtësi Aymeric Laporte për 63.25 milionë euro. /Telegrafi/

Chelsea FC

@ChelseaFC

Kepa is a Chelsea player! 👊