Ja si e kujton Rexhep Selimi vëllanë e Ramushit, Luanin

Deputeti i Vetëvendosjes dhe njëri nga eprorët e parë të UÇK-së ka kujtuar bashkëluftëtarin e tij në 22 vjetorin e lindjes.

Rexhep Selimi ka kujtuar heroin Luan Haradinajn me një këngë të Mujë Krasniqit po ashtu hero i kombit.

Rexhep Selimi dhe Mujë Krasniqi ishin ata që për herë të parë dolën publikisht më 28 nëntor të vitit 1997 me emblema të UÇK-së.

Me ta ishte edhe deputeti Daut Haradinaj, vëlla i heroit Luan Haradinaj.

NE PERVJETORIN E LUANIT

Si në çdo përvjetor, edhe 22 vite nga rënia e Luanit, ende po e ndiej të freskët këngën që e këndonte Mujë Krasniqi:

“…Pyesin Zanat per Luanin Kush e rriti ket’ shtatlis

N’sy i shendritke rrezja e diellit Plaga n’ball hie i kish

Me jau shtu shokeve barotin

Si shqiponje malet kalonte Balle per balle me hordhite serbe

Pushka e tij sa mire kendonte!

Ne Gllogjan lindi Luani Per Liri e rriti nana

Amanet t’ia ruani pushken Po ua lam’ juve o zana”

Loading...