Ja sa është paga mesatare në Zagreb

Të dhënat e fundit të publikuara nga institucionet Kroate tregojnë se paga mesatare në Zagreb për muajin prill ishte 7235 kuna(afër një mijë euro.

Sipas këtyre të dhënave pagat mesatare më të larta në atë muaj kanë marrë të punësuarit në shërbime financiare rreth 11,966 kuna si dhe ata që punonjë në e naftës së papërpunuar dhe gazit natyror që arrijnë në 11,259 kuna.

Bazuar në këto të dhëna, pagën mesatare më të madhe se dhjetë mijë kuna e kanë pasur të punësuarit në industrinë farmaceutike, 10 mijë e 772 kuna. Rritja e pagave në kryeqytetin Kroat ka shënuar një shifër prej 5.1% krahasuar me një vit më parë.