Ivica Daçiq pajtohet për një gjë me Hashim Thaçin

“Serbia nuk mund të pranojë pavarësinë e Kosovës dhe është mirë që këtë e di edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi”.

Kështu ka thënë ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.

“Serbia nuk do ta njohë Kosovën dhe pastaj të vazhdojnë bisedimet. Kjo sigurisht nuk do të ndodhë”, ka thënë Daçiq në një pyetje të bërë rreth asaj Serbia, siç thuhet të ketë thënë Thaçi, së pari duhet për ta njohur Kosovën, pastaj të diskutohet demarkacioni.

Madje, siç vlerëson Daçiq, një problem i pazgjidhur për Kosovën, kërcënon të bllokojë perspektivën e zhvillimit të Beogradit dhe Prishtinës.

Kreu i diplomacisë serbe shtoi se, kur është fjala për ndryshimin e kufijve, parimi ndërkombëtar është: “të mos ndryshojmë kufijtë me forcë”.

“Askush nuk ka ndërmend të ndryshojë kufijtë me forcë, do të ketë një marrëveshje apo nuk do të ketë”, vuri në dukje Daçiq.