Historia e trishtueshme e një vajze shqiptare që nuk u dorëzua kurrë (foto)

Historia e nje vajze shqiptare

(Përkthim)

Saktësisht, para 4 vjetësh, në 27 gusht të vitit 2013, duke dalë nga shtëpia ime për të vajtur në punë, sulmohem me acid nga një burrë.
Të shumtë ishin ata që mendonin se s’do t’ia dilja të ringrihesha pas kësaj goditje të rëndë. Nuk e mohoj që nganjëherë edhe unë e mendoja këtë gjë. Por sa herë që mendoja të dorëzohem, i kujtoja vetes se sa e bukur ishte dhurata e të rilindurit për herë të dytë, e që nuk duhej ta “shpërdoroja” duke u ankuar së koti e duke qarë për fatin tim të hidhur. Përkundrazi, duhej të luftoja për të ndryshuar rrjedhën e Fatit.
Sot, pas 4 vitesh, jam një Grua e vetëdijshme për forcën e saj, sepse e di që limitet e vërteta janë ato që ne ia vendosim vetë vetes.
Sot jam një grua që nuk ka më dëshirë të fshihet sepse nuk ka më frikë.
Sot jam një Grua që ka zgjedhur të mos frikësohet nga stereotipet e bukurisë, sepse e di se bukuria e vërtetë i përket atij që ka një shpirt të pastër dhe që është në paqe me ndërgjegjen e vet.
Sot jam një grua që i dashuron vragat (shenjat) e veta sikur të ishin rrënjët e saj.
Unë jam Vilma Dule, dhe kjo është historia e një Gruaje që nuk është Dorëzuar Kurrë!

https://web.facebook.com/story.php?story_fbid=1866607656889902&id=1855614167989251&_rdc=1&_rdr