Hajredin Kuqi nuk i deklaron qartë paratë e gatshme

Në deklarimin e tij për pasurinë, Hajredin Kuqi tregohet i paqartë kur arsyeton paratë e gatshme. Duke u mbështetur në platformën“Deklarimi i pasurisë”, në kuadër të “Open Data and Statistical Visualization” ju sjellim më poshtë të dhënat që ai i ka ofruar.

Pasuria e paluajtshme:3 njësi me vlerë 240,800 euro

Pasuria e luajtshme:2 njësi me vlerë 22,500 euro

Para të gatshme:Dallimi në mes parave të gatshme nga 2010 në vitin 2016 është 15,500 euro më pak

Të hyrat vjetore:Zyrtari gjatë viteve 2010-2016 ka pasur të hyra vjetore në vlerën 208,648 euro nga gjashtë burime të ndryshme.
Familjarët gjatë viteve 2010-2016 kanë pasur të hyra  40,880 euro. Në total zyrtari të hyra personale dhe pjesës tjetër të familjes gjatë periudhës 2010-2016 ka deklaruar 249,528 euro.

Të gjeturat:

Nga viti 2015 nuk e ka deklaruar një njësi te pasuria e paluajtshme “Tokë-Mal” dhe nuk ka dhënë ndonjë sqarim lidhur me këtë.

 

Në vitin 2012 ka deklaruar se merr mëditje për udhëtime jashtë vendit por nuk ka deklaruar vlerën.

 

Zyrtari ka deklaruar në mënyrë shumë të paqartë paratë e gatshme të mbajtura në Institucione Financiare. Në vitin 2013 ka deklaruar p.sh 2,500 euro kursime të fëmijëve dhe thotë se janë dallim nga viti i ardhshëm. Nuk është e qartë se a e ka deklaruar vetëm dallimin nga viti në vit, pra paratë e shtuara, apo ka deklaruar gjendjen e llogarisë.

Për më shumë:

Home