Goli i “çmendur” i Messit po bën xhiron e internetit

Barcelona e nisi në mënyrë erfekte kampionatin teksa fitoi 3-0 në ‘Camp Nou’, duke mundur Alavesin.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje u dominua nga Barcelona, por që nuk arriti të gjente rrjetën.

Në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 64’, Lionel Messi ekzekutoi në mënyrë mjeshtërore një goditje dënimi.

Argjentinasi e dërgoi topin nën këmbët e murit të ngritur nga lojtarët e Alaves, top i cili si destinacion të fundit pati portën e portierit Pacheco.

Sakaq, Coutinho në minutën e 83′ shënoi për 2-0, ndërsa Messi në minutën e fundit të ndeshjes u shfaq sërish për rezultatin 3-0, duke shënuar golin e tij të dytë personal në këtë ndeshje.

Gjithsesi, vëmendja shkon te goli i parë i Messi, madje duke u shpërndarë me shpejtësi maksimale në internet.

Shijojeni: