Gjakovari përfundoj në burg pasi ngacmoj seksualisht të miturën

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit prej tridhjetë (30) ditëve të pandehurit B.H.

“I pandehuri dyshohet se me datë 10 prill 2019, duke drejtuar automjetin e tij e takon të miturën D.K. me ç’rast arrin ta bind të miturën me fjalët se “unë kam respekt për ty” me qëllim që e njëjta të futet në makinën e tij. Pasi e mitura ulet në karrigen e pasagjerit, i dyshuari kap dorën e të miturës duke e vendosur në organin gjenital të tij, më çka e mitura nën ankth dhe e shqetësuar me sjelljet e tij të sulmit seksual, largohet me vrap nga vetura dhe shkon në shkollë, ashtu e tronditur i raporton drejtorit i cili më pas njofton familjen e të miturës dhe Policin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Me këto veprime dyshohet se i pandehuri B.H. ka kryer vepër penale, “Sulmi seksual”, vepër kjo e sanksionuara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej tridhjete (30) dite, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 23 prill 2019 dhe do të zgjasë deri më 22 maj 2019.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase kemi të bëjmë me vepra penale të ndjeshme, ashtu që me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri ekziston rreziku i ikjes dhe në këtë mënyrë të pengoj hetimet, duke ndikuar te dëshmitarët dhe dëshmitë eventuale që mund të paraqiten si prova në procedurë”, bëhet e ditur në njoftimin e gjykatës.

Loading...